Pakistani ka njoftuar se ka rrëzuar 2 avionë luftarakë indianë që hynë në hapësirën ajrore dhe se janë arrestuar pilotët e avionit që ka rënë brenda territorit nën kontrollin e Pakistanit.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Pakistanit, gjeneral majori Asif Gafur shkruan në Twitter-i se avionët luftarakë të Indisë kanë shkelur hapësirën ajrore të Pakistanit në rajonin Muzaffarabad në linjën e kontrollit të Kashmirit.

Ndërsa njëri nga avionët që ka hyrë 5-6 kilometra brenda kufirit ka lëshuar një bombë derisa largohej në anën indiane pasi avionët luftarakë pakistanezë kanë ndërhyrë.

Ai theksoi se bomba ka rënë në një rajon në afërsi të qytetit Balakot në provincën kufitare Hayber-Pahtunva.

Duke ndarë fotografitë e mbetjeve të bombës dhe vendit ku ka rënë, Gafur tha se nuk kishte humbje jetësh apo dëme materiale.

Pakistani ka mbyllur të gjithë hapësirën ajrore pas përleshjeve me Indinë. Tensionet mes Pakistanit dhe Indisë u rritën përsëri pas sulmit të 14 shkurtit në Kashmir.

Në sulmin e ndërmarrë në pjesën e Kashmirit që është nën kontrollin e Indisë humbën jetën 44 ushtarë indianë dhe u plagosën 20 të tjerë, ku qeveria indiane akuzoi Pakistanin në lidhje me këtë sulm. Ndërsa Pakistani hodhi poshtë këto pretendime dhe përmes një deklarate dënoi sulmin.

Gazeta Shqip

Flash Lajme