Selena Gomez është futur në historinë e muzikës. Vetëm pak ditë më parë ajo u kthye në tregun muzikor me dy këngë që flisnin për jetën e saj personale dhe marrëdhënien me ish të dashurin Justin Bieber.

Këngët e saj u kthyen në hit menjëherë. Por jo vetëm, ylli i muzikës është artistja e parë në historinë e muzikës që mban njëkohësisht vendin e parë në tabelat e Billboard 100 dhe Rolling Stone 100 me këngën “Lose You to Love Me”.

Gjithashtu Selena mban për herë të parë në karrierën e saj 10-vjeçare muzikore vendin e parë në Billboard Hot 100.

Kënga “Lose You To Love Me” ka marrë mbi 112 milionë klikime në YouTube në vetëm 17 ditë nga publikimi i saj.

dardania.com

Flash Lajme