Personat që çdo fundjavë kërcenin në pistën e vallëzimit në Smolensk të Rusisë, nuk e dinin që kërcenin sipër një prej një prej zbulimeve historike më interesante të dekadës së fundit.

Grupi i arkeologëve rusë të financuar nga Franca zbuluan në territorin ku ndodhej një sallë vallëzimi prej druri, në një park të qytetit rus, eshtrat e atij që mendohet të jetë gjenerali francez Charles Etienne Gudin.

Ai ka qenë i preferuari i të “madhit” Napoleon Bonaparte.

Gjenerali vdiq gjatë fushatës ruse të Napoleonit në 1812, në moshën 44-vjeçare, i goditur nga një top që i preu këmbën.

Ushtarët e tij i ruajtën zemrën që ende ndodhet në varrezën e Pere Lachaise në Paris, ndërkohë që për trupin nuk dihej asgjë.

“Sa pashe skeletin, me një këmbë të vetme, thashë me vete se e gjetëm”, rrëfeu Marina Nesterova, kreu i ekspeditës ruse.

Mendimi i saj, ditët e fundit u pohua edhe nga analizat e ADN-së të kryera në Paris, me pasardhësit e gjeneralit.

Zbulimi është cilësuar shumë i rëndësishëm nga arkeologët, por edhe nga vetë autoritetet më të larta, sa që u bë temë diskutimi edhe midis presidentit francez  Macron dhe atij rus Vladimir Putin.

j.l./ dita

Flash Lajme