Konspiracionistët janë të bindur se Greta Thunberg është një vajzë që “ka udhëtuar në kohë për të na shpëtuar”, pasi në internet po qarkullon një foto e një vajze që i ngjan shumë asaj, e bërë 121 vite më parë.

Në foto duken tre fëmijë që po nxjerrin ujë nga një pus në Jukon të Kanadasë, në vitin 1898.

Në këtë foto duket një vajzë e re që ngjan me aktivisten 16-vjeçare suedeze të ndryshimeve klimatike.

Fotografia është zbuluar në arkivat e Universitetit të Uashingtonit. Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë shpërndarë menjëherë, së bashku me teoritë e tyre konspirative.

Një postim në Twitter:

Greta në një foto të parë 121 viteve. Ajo udhëton në kohë dhe ka ardhur për të na shpëtuar.

Ndoshta është nga e ardhmja dhe udhëton në të shkuarën, në momente të caktuara historike për të ndaluar ndryshimet klimatike.

j.l./ dita

Flash Lajme