Siç bën të ditur EX YU Aviation News, kompania ajrore sllovene Adria Airways është shitur për 45 mijë euro. Kompania e falimentuar është blerë nga kompania Air Adriatik, në pronësi të Izet Rastoder, importues dhe tregtarë i bananeve dhe patundshmërive.

Rastoder është me prejardhje nga Mali i Zi dhe është shpërngulur në Slloveni më 1986.

Ai dhe gruaja e tij Hajria ndodhen në listën e 19 njerëzve më të pasur të Sllovenisë, sipas vlerësimit të revistëss “Manager”. Pasuria e tij vlerësohet të jetë afro 80 milionë euro.

Ai njihet me nofkën “Mbreti i bananeve”, të cilat i importon nga vendet e Amerikës Jugore.

l.h/dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All