Në WorldTravel Market(WTM) që u mbajt në Londër këtë javë mbi 5000 destinacione, marka dhe hotele konkuruan për vëmendjen e 50 000 vizitorëve në qendrën e madhe dhe të shndritshme.

Vendet të cilët mirëpresin miliona udhëtarë britanikë çdo vit, si përshembull Greqia dhe Italia, zinin hapësirën më të madhe, me struktura ekstravagante reklamimi të cilat përmbanin materiale promocionale dhe dyzina përfaqësuesish, shkruan Dardania.com

Por në seksionin e lindjes së mesme, dominonte një vend turizmi i të cilëve nuk është i testuar, dhe të cilët maksimalisht kanë thjesht pak mijëra pushues britanik në vit, nëse i kanë.

Arabia Saudite nuk është në listën e shumë udhëtarëve, por ka një synim shumë të lartë për turizmin: 100 milion pushues në vit deri në 2030(momentalisht ka 15 milion, shumica e të cilëve janë pelegrinë fetarë). Kjo shifër është shumë ambicioze edhe për një vend i cili ka reputacion të mirë ndërkombëtar. Por Arabia Saudite, një vit nga vrasja e Jamal Khashoggi, vazhdon të përballet me dënimin global rreth abuzimit ndaj të drejtave të njeriut dhe trajtimit që i bën grave. Vetëm pak po e marrin seriozisht.

Synimi 100 milion është pjesë e Vision 2030, krijesë e princit Mohammed bin Salman,i cili dëshiron që turizmi të jetë 10% të GDP të vendit, momentalisht 3%, shkruan Dardania.com

Një pjesë kyçe e strategjisë së tij ndodhi më herët këtë vit, me prezantimin e vizave turistike e-visas për vizitorë nga 49 vende, duke përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Raportet e mëparshme tregojnë që kishte 77,000 aplikime në muajin e parë.

“Pavarësisht nga synimet, çelësi është që ne po e hapim vendin,” thotë Abdullah Al-Dawood, CEO i Seera Group, kompania e cila po bën promovimin e Arabisë Saudite në botë. “Nëse ne e tejkalojmë objektivin do të ishte e mrekullueshme, nëse jo, ne sërisht do ta kemi hapur vendin për pjesën tjetër të botës.”

Minuta përpara intervistës, ministri i turizmit suedez Ahmad al-Khateeb është shumë i entuziazmuar dhe po shtrëngon shumë duar. Teksa ulemi Al-Dawood ende rrezaton, shkruan Dardania.com

“Ne ofrojmë dy eksperienca kyçe: kulturë dhe aventurë. Vizitorët do të përjetojnë eksperiencën e gadishullit arabik,” tha ai, “gjithashtu dhe të gjitha aventurat që ne ofrojmë-bregdeti, zhytje në detin e kuq, kamping në Empty Quarter.”

Pyetja e cila fshihet pas çdo atraksioni që mund të ofrojë Arabia Saudite është nëse mbretëria është shumë e ndryshme, shumë konservative, shumë larg vlerave të pushuesve perëndimorë, që ti tërheqë në turmën e tyre.

“është një mundësi,” thotë Al-Dawood, “dhe ne jemi të emocionuar t’ju tregojmë kujdesin tonë, mbrojtjen dhe mikpritjen” shkruan Dardania.com

Ka një pafundësi pengesash për Arabinë Saudite që të mikpresë 100 milionë vizitorë në vit-më shumë sesa ka Franca momentalisht. Roli i mbretërisë në ndërhyrjet në Jemen, një fushatë që ka ngjalluar një krizë humanitare, vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, një kritik i shpallur  regjimit, në ambasadën saudite në Stamboll. Gjithashtu një raport i lëshuar nga Human Rights watch këtë javë përmbante dhe të dhëna për arrestim dhe torturim të dizidentëve.

Më pas janë mënyrat sesi ata i trajtojnë gratë(vetëm kohët e fundit janë lejuar ti japin makinës apo të udhëtojnë pa lejen e një mashkulli kujdestar), homoseksualiteti është i jashtligjshëm dhe ka shumë dënime të rënda për mbajtje ose përdorim alkooli.

Steve Bowen është drejtor i Red Sea Development Company, një plani enigmatik për të krijuar një resort ultra luksoz gati sa gjysma e Belgjikës në bregun perëndimor të vendit-dhe një nga “giga projektet” që përmban Vision 2030, thotë qeveria saudite po modernizon qasjen e vendit ndaj turistëve. Ai thotë:

“Vendi sot nuk njihet më nga sa ishte kur unë arrita në 2013,”. “Dhe unë pres që në pesë vite të tjera do të jetë sërisht komplet ndryshe nga sot. Pikërisht tani ligji në Arabinë Saudite thotë jo përdorimit të alkoolit. Modeli yne supozon që nuk ka përdorim alkooli, financimi nënkupton që nuk ka alkool. Nuk është barrierë ashtu siç mendojnë të gjithë që është.” shkruan Dardania.com

Projekti i detit të kuq është një nga planet më tërheqëse për sytë. Ai zë 124 milje bregdet përreth një arqipelagu me 90 ishuj.

Unë i sugjerova Bowen se është një rival ndaj Maldives. “është shumë më i madh se Maldive,” thotë ai. “Jemi si Maldive-plus.”

Projekti Red Sea pritet të përfundojë në 2030, por do të ketë një numër të caktuar vizitorësh, 1 milion në vit që të mbrojë mjedisin dhe të parandalojë mbiturizmin. Bowen, ashtu si të gjithë ata të përfshirë tek Vision 2030, ka shumë besim tek synimet e veta. Duke diskutuar një resort plazhi pa pije në darkë, ai thotë: “Jam shumë i sigurt që nga 7.7 miliard njerëz në botë do të gjejmë një milion të cilët nuk pijnë alkool.”

Përveç detit të kuq, lista e projekteve është e gjatë. Amaala është një tjetër resort, në veri: ka plane që të zgjerohet deri në Al Ula, përgjigja saudike për Petran e Jordanisë: Neom është një qytet me vlerë 500 miliard dollarë e ndërtuar nga hiçi për të mbuluar 10 000 metra katrorë shkretëtirë.

E fundit nga këto është përshkruar si “projekti më ambicioz në botë” dhe, nëse planet që kanë mundur të dalin janë të vërteta, do të ketë më shumë restorante Michelin per capita se çdo qytet tjetër në botë, mikroklimën e tij dhe një park me tematikë dinosauri. Tek WTM në stendën e tij është shprehja: “Toka e të ardhmes: ku mendjet më të mëdha dhe talentet më të mira fuqizohen të jenë pioner idesh dhe të tejkalojnë kufinjtë në një botë të inspiruar nga imagjinata.” shkruan Dardania.com

Larg nga këto stenda madhështore të mbështetura nga fondi i Arabisë Saudite, një kompani e vogël udhëtimesh ka një dyqan. Al Syahi në stendë ka një foto të turbullt të një pjese që nuk kuptohet se cila është e mbretërisë, një tapet shumëngjyrësh dhe premtimin për një tur për zbulimin e vendit.

Ekram Shoaib, pjesë e agjensisë, nuk flet për tërheqjen e futuristikes, as për Maldives-plus, por është optimist për rritjen e rrespektit ndaj kulturave të tjera në Arabinë Saudite.

“Shumë njerëz duan të vijnë, sepse ne kemi hapur derën,” thotë ajo. “Nuk do të ketë probleme, është shumë vend i sigurtë. Duhet të vini dhe ta shihni.”/Përshtati për Dritare net, Ada Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme