Nëse nëpër filmat e krishtlindjeve marroseni pas pamjeve të mrekullueshme, të qyteteve nëpër botë, ndriçuar nga dritat, ngjyrat dhe atmosfera e ëmbël, dardania.com ju tregon një vend turistik, në Europë, që të jep të njëjtën ndjesi, ashtu si nëpër filma.

Kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti, është i veçantë në çdo stinë, por në dimër është një mrekulli. Në Budapest, do të ndjeheni sikur jeni brenda filmave të krishtlindjeve.

Bazilika e Shën Stefanit, një arkitekturë mbresëlënëse, që do t’ju lërë pa fjalë. Por sezoni i dimrit ju ofron një tjetër mundësi, ndryshe siç ndodh në muajt e tjerë. Ju do të keni mundësi që nën shfaqjen e dritave shumëngjyrëshe dhe tinguj të lehtë festash, të dëgjoni tregime fetare, por jo vetëm.

Banjat termale, që ja vlejnë të vizitohen pavarësisht çdo sezoni. Por në dimër shijojnë më shumë. Banjat turke janë mrekullisht të bukura, të njohura në të gjithë botën për përfitimet e tyre relaksuese dhe medicinale.

I mbuluar me mbi 39,000 drita, “tramvaji i dritës” i Krishtlindjes në Budapest, ose Fényvillamos, do t’ju ofrojë udhëtimin  më të ëmbël e festave.

Ndërsa, pamja e lumit Danub, është pika e preferuar e turistëve, që në çdo muaj të vitit është e mbipopulluar. Më poshtë ju sjellim, një kolazh me foto, të Budapestit. Një qytet përrallë, si nëpër filma, dhe një ide fantastike për të kaluar disa dit në dimër./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme