Asnjëherë mos u gënjeni nga dyqanet e lira. Çmimi i leverdishëm është mirë për të gjithë, por kujtoni gjithmonë se ata janë mashtrime. Dardania.com ju sjell 10 gjërat që nuk duhet t’i blini, në dyqanet e lira.

Ilaçe dhe vitamina

pill

Duke parë çmimin e shtrenjtë të ilaçeve dhe vitaminave njerëzit priren të shkojnë në dyqane të lira. Por dardania.com ju sugjeron të mos e bëni një gjë të tillë, sepse rrezikoni shëndetin tuaj. Ilaçet  janë ose të falsifikuara, ose të skaduara.

Thika kuzhine

knife

Kur është fjala për blerjen e thikave të kuzhinës, është më mirë të zgjidhni cilësinë mbi çmimin. Thikat e blera me çmim të ulët, mund të çojnë në prerjen e gishtave.  Blini pak dhe ata të jenë markë.

Mjete pune

tool

Nëse jeni një person që përdorni shumë mjetet e punës, është mirë që ato mos t’i blini në dyqane me çmim të lirë. Nëse i blini aty, ata do prishen shumë shpejt, prandaj blini në vendin e posaçëm.

Ushqimin e bebeve

baby

Ushqimi cilësor për bebe është shumë i rëndësishëm, prandaj gjithmonë shmangni ushqimet në dyqane të lira, sepse mund të jenë të skaduara dhe pa vlera ushqyese.

Lodrat

shop

Lodrat e blera në një dyqan të lira, do të thyhen shumë shpejt.  Jo vetëm kaq por ata mund të përmbajnë materiale të rrezikshme që do rrezikojnë shëndetin e fëmijës tuaj.

Bateritë

battery

Bateritë janë të rrezikshme, dhe nëse nuk është cilësore ajo do ju shpërtheje. Për këtë arsye asnjëherë mos blini bateri në një dyqan të lirë.

Ushqime dhe lodra kafshësh

treat

Ushqimi që mund të blini për kafshët në dyqanet e lira mund të ngjajë si ai që blini në markete, por vlerat ushqyese i mungojnë, ose mund të përmbajnë dhe lëndë të dëmshme. Kimikatet e rrezikshme do dëmtojnë shëndetin e kafshës tuaj.

Ëmbëlsira

candy

Në një dyqan të lirë, mos lejoni që rreshti me karamele t’ju gënjejë. Mund të jenë të skaduara ose drejt skadencës.

Enë plastike

pie

Nëse keni një festë, enët plastike mos i blini në dyqane të lira. Janë të dëmshme.

Qese sanduiçi

sandwich

Kur blini qese sandviçi, tregoni kujdes të zgjidhni një cilësore. Në dyqanet e lira cilësia do jetë e ulët dhe do të kenë kimikate./dardania.com


Flash Lajme