“Burg përjetë” është shkalla më e lartë e dënimit, pas atij të “dënimit me vdekje”.

Burg përjetë, do të thotë që i burgosuri do të qëndrojë në burg deri ditën që ai do të shpallet zyrtarisht nga mjekët i vdekur.

Benjamin Schreiber, 66 vjeç, është një person që është dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, pasi kishte goditur deri në vdekje një person në vitin 1996.

66 vjeçari, ka bërë një kërkesë të çuditshme në Gjykatë, teksa ka thënë se ai e ka kryer dënimin.

Ai në fakt, pak javë më parë ka pësuar një vdekje klinike, ndërsa ka thënë se ai e ka kryer dënimin në momentin që ka “vdekur” e kësisoj ai duhet të lirohet.

Ky argument nuk është pranuar nga Gjykata, dhe ai është kthyer përsëri në burg./ i.m-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme