Specialistët e UNESCO-s janë të shqetësuar sepse sipas të dhënave të tyre, ju të gjithë flisni më shumë me Sirin, sesa me ata që janë afër jush.

Ndërsa komunikimi me njerëzit përshtatet me rregullat e mirësjelljes, nuk është e qartë sesi të silleni me asistentët modernë të zërit, pra Siri te Iphone.

Kjo është e gjitha, sepse ekzistojnë një mori frazash që inteligjenca artificiale mund t’i interpretojë gabimisht dhe t’ju futë në një situatë të vështirë.

Sot dardania.com do t’ju tregojë 9 pyetje të papërshtatshme, që mund të jenë të rrezikshme nëse ia bëni Sirit.

1- Siri nuk i kupton shakatë dhe mund t’i përdorë të dhënat personale kundër jush.

2- Mos i kërkoni Sirit t’ju thërrasë ambulancën. Siri nuk e njeh intonacionin e zërit dhe i kupton disa kërkesa fjalë për fjalë. Nëse ti i thua, “Call me an ambulance!”, ai do të fillojë të thotë, ‘ambulance, ambulance’. Nëse është fjala për të thirrur shërbime të urgjencës, diktoni një numër telefoni te ndihmës zëri, në mënyrë që të mos humbni kohë, informon dardania.com

3- Nëse thoni në anglisht, “hyphen”, 5 herë, telefoni juaj do të dalë jashtë përdorimit. Do të mbyllen të gjitha aplikacionet dhe do të shkojë në gjendje emergjente. Madje mund të  fshihen të gjitha të dhënat tuaja nga telefoni.

4- Ndihmësi virtual mund t’i përziejë fjalët dhe t’ju futë në një situatë të vështirë dhe të sikletshme.

5- Siri është një këshilltar i keq, kur bëhet fjalë për bimët dhe kërpudhat.

6- Është e rrezikshme t’i bësh Sirit edhe pyetjet më të thjeshta në disa vende.

7- Mos i kërkoni Sirit  ta karikojë 100% telefonin tuaj.

8- Siri i  injoron pyetjet që lidhen me pabarazinë ndaj grave për një arsye të thjeshtë. Apple i konsideron gjykimet lidhur me gjininë si një përmbajtje potencialisht në kundërshtim. Kjo është arsyeja pse, në vend  të fyerjes, Siri do t’ju sugjerojë të përdorni motorët e kërkimit, pra Google, shkruan dardania.com

9- Siri i regjistron të gjitha bisedat tuaja dhe i dërgon në një bazë të dhënash speciale.

Deri në verën e vitit 2019, kontraktorët e Apple dëgjonin regjistrimet e bëra me Siri. Apple regjistron dhe transferon skedarë me bisedat personale të njerëzve te palët e treta. Kompania e shpjegon atë me faktin se analiza e regjistrimit ka për qëllim të përmirësojë Sirin. Sigurisht, askush nuk kërkoi lejen e përdoruesve për ta bërë këtë.

Përditësimi i sistemit do të ndodhë në fund të këtij viti, pas së cilit Apple do të kërkojë lejen tuaj për të regjistruar bisedat personale. Ne nuk ju këshillojmë të bëheni paranojakë dhe nuk ka gjasa që kompania të përdorë informacionin që merr, kundër jush. Sepse, ndryshe nga Google ose Amazon që japin informacione nga ato që regjistrojnë për ju, Apple i fsheh detaje të tilla./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP