Prej gjashtë javësh Marsi ka qëndruar në Peshore, shenjën më pak të preferuar të këtij planeti. Themi më pak të preferuar, sepse Marsi përfaqëson egon, shtytjen dhe motivimin individual, kur Peshorja është më tepër e orientuar drejt marrëdhënieve, njerëzve të tjerë harmonisë e gjëja e fundit që do është të prishë qejfe për të marrë atë që do.

Këto kohë e keni patur të vështirë të fokusoheni  tek vetja, pasi jeni shqetësuar më shumë për njerëzit e tjerë, por prej ditës së djeshme Marsi është ‘zhytur’ në thellësitë e errëta të shenjës së ujit, Akrepit, një nga shenjat e tij të preferuara! Ky kalim do të shoqërohet me rritje motivimi dhe vendosmërie. Për gjashtë javë, shenjat e ujit , Akrepi, Gaforrja dhe Peshqit do e ndjejnë më së shumti këtë energji, ndërkohë Demi, Luani dhe Ujori do e kenë të vështirë këtë periudhë.

Akrepi është shenja e vetme ujore e zodiakut, që është kokëfortë, e përqendruar dhe tejet sensitive. Të lindurit nën shenjën e Akrepëve u shkojnë thellë marrëdhënieve, janë pasionantë, por dinë ta fshehin shumë mirë.

Vendosmëria e tyre është më e fortë se e çdo shenje tjetër. Me Marsin në Akrep , jo vetëm kjo shenjë, por të gjitha shenjat e zodiakut do të zhyten thellë në  ndjenjat e tyre, duke kuptuar më mirë dëshirat, pasionet dhe anët e tyre të errëta.

Edhe pse Marsi nxit veprim, Akrepi është një nga shenjat më introverte. Më së shumti të lindurit nën këtë shenjë do të mundohen të akordojnë mendimet dhe ndjenjat tuaja të brendshme, por jo për të vepruar, por për të ngritur një plan veprimi që nuk dihet kur do e zbatojnë.

Akrepi është një shenjë e vendosur, që llogarit dhe milimetrin kështu që s’është çudi që kjo shenjë të kontrollojë dhjetra herë hapat që do të hedhë për t’u siguruar që janë në rrugën e duhur.

Një nga problemet më të mëdha me këtë tranzit është se shenjat e tjera mund të ndikohen nga energjia e Akrepit për tu bërë obsesivë dhe paranojakë. Intuita juaj do të jetë më e fortë se kurrë, por gjithashtu do ju fusë në ca skuta, që nuk keni pse e bëni.

Përqendroheni energjinë tuaj në forcimin e marrëdhënieve tuaja tashmë ekzistuese. Më shumë se gjithçka tjetër, Marsi në Akrep po ju mundëson dhe po ju fuqizon të realizoni diçka domethënëse.


Flash Lajme