Janë të paktë ata persona, të cilët investojnë shumë pak para për të ardhmen e tyre, por fitimet që përftojnë janë të mëdha.
Mirëpo, fati i ka buzëqeshur një të riu, i cili e ka nisur karrierën e tij me shumë pak para dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të kapë majat.


Ai është një student 20-vjeçar dhe ka treguar supermakinën e tij të veshur me ar, pasi zbuloi se është në rrugën e duhur për t’u bërë një milioner para se të mbushë 21-vjeç.
Gurvin Singh, i cili e nisi gjithçka me vetëm 130 dollarë investim, po gjeneron mijëra dollarë fitime çdo muaj falë aftësive të tij, pasi mësoi si të tregtojë monedha në tregun e këmbimit valutor “Forex”.Me shumat marramendëse që po fiton, çdo gjë po ecën mbarë për të, për t’u bërë një nga milionerët më të rinj në botë, para se të festojë 21-vjetorin e lindjes në janar të 2019-s.
Ai ka pozuar makinën e tij, një Maserati të veshur me ngjyrë ari, që ka kushtuar rreth 65 mijë dollarë.
20-vjeçari arrin të fitojë 130 mijë dollarë në muaj, falë interesave të tij të ndryshme në biznesin e “Forex”, kurset e trajnimit që ai ka krijuar dhe ndërmarrjet e tjera.


Flash Lajme