Sociologu Ergys Mërtiri, thekson se krimi në Shqipëri nuk është ordiner por i lidhur me politikën dhe bizneset. Ai shtoi se krimi gjendet në sallën Kuvendit dhe zyrat e kryetarëve të bashkive.

Mërtiri theksoi se krimi nuk ka lulëzuar nga mungesa e vëmendjes së shtetit por nga hapësira që vetë shteti i ka krijuar.

”Kriminaliteti vjen kur gjen terrenin e duhur. Sigurisht që varfëria është një prej elementëve të rëndësishëm në rritjen e kriminalitetit, papunësia, mungesa e perspektivës i bën shumë njerëz të shtyhen drejt rrugës së krimit për të ndërtuar një të ardhme të tyre. Por nuk është vetëm kjo sepse në Shqipëri krimi nuk ordiner por mainstream. Krimi është i lidhur me politikën, me bizneset. Krimi është ngjitur tashmë në politikë dhe gjendet në sallën Kuvendit, zyrat e kryetarëve të bashkisë, kudo. Krimi sot nuk është thjesht ordiner, produkt i varfërisë por është krim i simuluar nga realiteti politik i cili nëpërmjet lidhjeve që gjen dhe kërkon me grupet kriminale rrit pushtetin e vet, potencialin e vet të korruptueshmërisë etj. Krimi nuk është i lulëzuar nga mungesa e vëmendjes së shtetit por nga hapësira që vetë shteti apo politika i ka krijuar krimit për të lulëzuar”,-tha Mërtiri në studion e ”RTV Ora”:

Flash Lajme