Zyra e Organizatës Botërore në Shqipëri, zhvilloi një trajnim për zbatimin e ndryshimeve të reja në ligjin ”Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Inspektoratin Shtetëror të Shëndetit.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga trupa drejtuese e ISHSH-së, ku u diskutua për një numër çështjesh që ende pengojnë zbatimin efektiv të masave të kontrollit të duhanit, që nga ekzistenca e reklamimit indirekt dhe promovimi i produkteve të duhanit e deri tek paqartësitë në interpretimin e dispozitave ligjore që lidhen me përcaktimin e hapësirave të mbyllura publike, si dhe veprimet që duhen ndërmarrë në rast të shkeljeve të përsëritura të Ligjit.

Me kërkesë të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, OBSH-ja ofroi asistencë teknike në vitin 2016 për të identifikuar paqartësitë ligjore dhe çështjet e tjera të lidhura me zbatimin e ligjit. Rekomandimet e Raportit të Misionit të OBSH-së të vitit 2016 u morën nga ministria dhe u pasqyruan në ndryshimet e Ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, në korrik 2019.

Flash Lajme