Është zbardhur dëshmia e Noel Dishtit, autorit të vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiut mbrëmjen e së hënës në një lokal në Astir. Kujtojmë se ky i fundit është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e djeshme.

Ai ka thënë para policëve se me Vilsonin ishin shokë prej vitesh, ndërsa arsyeja pse e ka vrarë ishte se ky i fundit e kishte sharë nga nënë.

“Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek Artisti për ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vras. Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova ai me shau nga nëna. U ndjeva shume i ofenduar për shkak të marrëdhënies që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtëpi nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer”, ka thënë i riu në dëshminë e tij në polici.

Flash Lajme

Më të lexuarat