Maqedoni

Colors: Purple Color

Babai i Bojan Jovanovskit i njohur si Boki 13, Mile Jovanovski dënohet me 6 muaj burg për sulmin ndaj priftit, raporton TV21.

Kështu vendosi Gjykata e cila e dënoi Mile Jovanovski me 6 muaj burg për shkak të një procesi gjyqësor privat nga prifti.

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, në rrjetin social Facebook, shkruan se kur BDI propozonte veting të tjerët hezitonin ndërsa tani e shohin si patjetërsi, raporton TV21. Grubi shton se për NATO, gjuhë, universitete, shkolla, salla, reforma dhe rroga nuk ka më çka të thuhet sepse u bënë.

Një seri tërmetesh me epiqendër në rajonin ndërkufitar Manastir-Lerin, në Greqi janë regjistruar mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme. Observatori sizmik pranë Fakultetit matematiko – natyror në Shkup, njoftoi sot se dy prej këtyre tërmeteve janë regjistruar njëri në ora 07:41 minuta dhe tjetri gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:40.

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 19:15 minuta në afërsi të fshatit Jazhincë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria S.M. 28 vjeç dhe S.V. 21 vjeç, që të dy shtetas të Republikë së Kosovës, të cilët në mënyrë ilegale kanë kaluar kufirin në mes Republikë së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Flash Lajme