Maqedoni

Colors: Purple Color

Për përfundim të punimeve ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër, e cila është pjesë e Korridorit 8, do të merret hua prej 180 milionë dollarëve. Propozimi për miratim të garancisë shtetërore për kredinë e re, kaloi në Komisionin për Financim dhe Buxhet, kurse me procedurë të shkurtuar kalon edhe në seancë parlamentare.

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka vizituar fshatrat e Likovës me qellimin për ti mobilizuar struktutar partiake.
Ai ka realizuar disa takime me anëtarë dhe mbështetësit e Lëvizjes BESA ku është diskutuar organizimi dhe përgatitja për zgjedhjet parlamentare që do mbahen më 12 Prill të vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlera Gjakova përmes një postimi në tuiter ka thumbuar kryeministrin Zoran Zaev lidhur me qasjen dhe hapjen e fundit ndaj Rusisë.
Shkupjania që ishte në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së ka thënë se Zaevi po shfaq hipokrizi, sepse më parë hidhte gurë e dru ndaj Putinit ndërsa tani ndryshon qëndrimin.

Antikorrupsioni nuk filloi nismë për përgjegjësi penale ndaj Koço Angjushevit, por e ka lënë në dorë të kryeministrit, Zaev që ai të kërkoj përgjegjësi nga zv.kryeministri. Angjushev dje pas sjelljes së vendimit nga ana e Antikorrupsionit, reagoi në mënyrë të shpejtë dhe publikoi kumtesë ku tha se me aktivitetet e tija nuk ka shkelur ligjet dhe se është përjashtuar nga procedura.

Flash Lajme