Maqedoni

Colors: Purple Color

Kabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev për sot ka caktuar mbajtjen e seancës qeveritare në Tetovë. Kjo bëhet e ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, duke theksuar se kjo do të jetë mbledhja e rregullt e 165 e Qeverisë, ku do të miratohen pikat e planifikuara, por pas kësaj do të dëgjohen dhe analizohen edhe prioritetet dhe nevojat e komunës së Tetovës.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në emisionin ‘Top Tema’ në TV Telma deklaroi se sistemi arsimor nuk i përgjigjet nevojave reale të ekonomisë.
“Është shqetësuese ajo që 90% e të rinjve shkojnë në universitet dhe në të njëjtën kohë s’kemi punëtorë të kualifikuar”, tha Angjushev.

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka adresuar kritika ndaj ministrave të BDI-së, të cilët, sipas tij, po mundohen t’i përvetësojnë të arriturat e Qeverisë.
Ai ka thënë se të gjitha meritat për ndryshimet positive në vend janë të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Zaev, pasi BDI-ja ishte në pushtet edhe me Gruevskin dhe s’mund të bënte asgjë.

Flash Lajme