Qalaj ka shpalosur të arriturat dhe objektivat që sipas tij i ka bërë Policia e Kosovës në vitin 2018

Loading...

Qalaj ka shpalosur të arriturat dhe objektivat që sipas tij i ka bërë Policia e Kosovës në vitin 2018

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku është ftuar të raportoj për herë të parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj mbi raportin vjetor të punës për vitin 2018.

Me këtë rast, ai ka shpalosur të arriturat dhe objektivat që sipas tij i ka bërë Policia e Kosovës. Duke përmendur numrin e rasteve dhe veprave penale ai tha se ka pasur rënie të tyre, mirëpo për dallim nga viti 2017, numri i vrasjeve dhe i grabitjeve ka pasur rritje, sidomos në kryeqytet.

Qalaj ka theksuar dhe angazhimin e policisë në fushat e tjera, ku siç ka bërë të ditur, janë ndërmarrë shumë aksione në parandalim të dukurive të këqija.

Në vitin 2018 kemi pasur 32 vrasje, numrin e vjedhjeve të përgjithshme e kemi në rritje, ndërsa për vjedhjet e rënda ka pasur ulje. Numri i përgjithshëm i grabitjeve në vitin 2018 ka qenë 281 raste, numri më i madh i grabitjeve ka qenë në Prishtinë. Numri i të arrestuarave ka qenë më i ulët, po ashtu dhe aksidentet në trafik kanë shënuar rënie. Në fushën e krimit të organizuar, krimeve ekonomike kemi pasur një sukses të madh, në fushën e hetimeve gjatë trafikimit me qenie njerëzore ka pasur angazhim më të madh, dhe në fushën e zbulimit të narkotikëve janë arrestuar 2061 persona. Në fushën e korrupsionit janë hetuar 533 raste. Janë konfiskuar dhe shtëpi, tokë dhe sasi të mjeteve monetare. Po ashtu dhe në aspektin e parandalimit të terrorizmit ka pasur ulje”, ka deklaruar Qelaj.

Ai ka treguar dhe për reformat që janë duke i bërë më Policinë e Kosovës, që sipas tij janë duke u kryer në vazhdimësi. Kurse sa i përket, ligjit për pension ai tha se duhet të miratohet.

Kurse, për rastet në Drenas dhe Suharekë, Qalaj tha se ka zyrtarë policorë që janë ende në hetim nga Inspektorati Policor.

Për policin që po akuzohet për vrasje në Suharekë, ai tha se i njëjti ka pasur disa raste dhe marrje të masave nga IPK-ja. Ndërsa për rastin e mirënjohjes që e ka marr, ai tha se ka marr për shkak të shpëtim të jetës.

Flash Lajme