Kontrolli Mjekësor Bazë i shërben 1.2 milionë shqiptarëve të grupmoshës 35-70 vjeç të cilët e përfitojnë falas. Qytetarët me anë të këtij kontrolli masin falas një herë 44 parametra shëndetësorë dhe realizojnë 5 teste vlerësuese.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor gratë rurale zënë përqindjen më të lartë në numrin e përgjithshëm të personave që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015 kur ka nisur ky shërbim.

Sipas të dhënave të FSDKSH, 1.685.269 qytetarë të grupmoshës 35-70 vjeç kanë kryer Kontrollin nga viti 2015 deri në shtator 2019 nga të cilët 1.029.823 janë femra. Vetëm gjatë 9 muajve të 2019, përqindja e personave që kanë kryer kontrollin është 61% femra, nga ku 44% janë nga zonat rurale dhe 39% janë meshkuj.

Me anë të këtij kontrolli vlerësohet sa i rrezikuar je për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, sëmundjet e veshkave, diabeti dhe sëmundjet e zorrëve. Kontrolli mjekësor bazë ka katër vite që aplikohet dhe janë 250 mijë qytetarë që kanë përfituar nga Check-Up falas, ndërkohë që janë kryer 34 mijë e 235 ndërhyrje kirurgjikale falas në 29 spitalet e vendit.


Flash Lajme