Mjekët radiologë i kërkojnë mjekëve të familjeve por edhe specialistëve nëpër qendra shëndetësore të mos i bien shkurt duke i orientuar pacientët për ekzaminime radiologjike si skaner apo rezonancë magnetike kur diagnoza mund të përcaktohet edhe me një grafi apo ekografi.

Në shërbimin e radiologjisë neurologjike bëhen rreth 500 rezonanca magnetike ne muaj dhe 300 ekzaminime me skaner nga të cilët një pjesë e mirë e tyre janë të panevojshme. Në ditën ndërkombëtare të radiologjisë mjekët theksojnë se pavarësisht përfitimeve edhe ekzaminimet e radiologjisë si grafi skaner, rezonancë magnetike e të tjera si këto kanë efekte anësore tek pacienti për shkak të rrezatimit që përcjellin.

Sipas shefit të shërbimit të radiologjisë neurologjie rrezatimi është një ndër shkaqet e zhvillimit të tumoreve në organizëm. Në komunitetin Europian kërkohet që çdo pacient të ketë kartën e rrezatimit gjë e cila duket të jetë shumë larg për vendin tonë.


Flash Lajme