Shkaktarët e çrregullimit të zemrës te diabetikët

Njerëzit me diabet janë me të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, kjo vërehet tek ata persona me diabet, tipi 2.

Shkaku më i shpeshtë i çrregullimeve në zemrën e një personi me diabet është forcimi i arterieve ose arteroskleroza, që shkaktohet nga kolesteroli në enët e gjakut, të cilat e dërgojnë oksigjenin dhe ushqimin në zemër. Pllakëzat e kolesterolit që formohen, mund të copëtohen ose thyhen duke e bërë gjakun të dendur dhe duke bllokuar enët e gjakut.

Shenjat e çrregullimit të zemrës janë:
-Frymëmarrje të shkurtra.
-Ndjenja e dobësisë.
-Ndjenja e marramendjes.
-Djersitje e tepruar dhe e pashpjegueshme.
-Dhembje në kraharor, grykë dhe në krahun e majtë.
-Dhimbje ose presion në gjoks (veçanërisht gjatë aktivitetit).
-Nauzea (të vjella).
-Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, duhet të thërrisni mjekut tuaj ose të drejtoheni menjëherë te shërbimi më i afërt i emergjencës.

– Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut është të kujdeseni mirë për veten dhe diabetin tuaj.
– Mbani glukozën në gjak në nivel sa më normal.
– Kontrolloni shtypjen e gjakut, nëse është e nevojshme merrni edhe barna. Njerëzit me diabet duhet të kenë shtypjen nën 130/80.
– Mbani kolesterolin nën kontroll. Ndoshta do të keni nevojë për barna për ta bërë këtë.
– Humbisni peshën, nëse jeni me mbipeshë.
– Pyeteni mjekun tuaj, nëse duhet të merrni aspirinë ditor.
– Merruni me ushtrime fizike rregullisht.
– Hani ushqim të shëndetshëm për zemrën, të pakët me yndyra dhe kripë.
– Lini duhanin.

Intoleranca e laktozës është ndryshe nga alergjia ndaj qumështit. Alergjia ndaj qumështit është një çrregullim i sistemit imunitar

Intoleranca ndaj laktozës

 

Intoleranca ndaj laktozës është një gjendje në të cilën ju keni simptoma si-fryrja, diarrea dhe gazrat-pasi ju konsumoni ushqime dhe pije që përmbajnë laktozë. Laktoza është një sheqer që gjendet te qumështi ose nënproduktet e qumështit, si djathi apo akullorja. Te intoleranca e laktozës, simptomat shkaktohen nga keqabsorbimi i laktozës. Keqabsorbimi i laktozës është një gjendje ku zorrët e vogla/holla, nuk mund të copëzojnë të gjithë laktozën që ju hani ose pini. Jo çdokush me keqabsorbim të laktozës ka simptoma të tretjes pasi konsumon laktozë. Vetëm njerëzit që kanë simptoma janë intolerantë ndaj laktozës. Shumë njerëz intolerantë ndaj laktozës mund të konsumojne një sasi laktozë pa pasur simptoma. Njerëz të ndryshëm mund të tolerojnë sasi të ndryshme të laktozës, përpara se të kenë simptoma. Intoleranca e laktozës është ndryshe nga alergjia ndaj qumështit. Alergjia ndaj qumështit është një çrregullim i sistemit imunitar.

Sa e shpeshtë/ e zakonshme është keqabsorbimi i laktozës?

Ndërkohë që shumë të porsalindur mund të tresin laktozën, shumë njerëz fillojnë të shfaqin keqabsorbim të laktozës (reduktimi i aftësisë për të tretur laktozën), pas kësaj periudhe. Ekspertët përllogarisin që rreth 68% e popullsisë së botës ka keqabsorbim të laktozës. Por shifrat variojnë nga rajoni në rajon. Në Afrikë dhe Azi, shumë njerëz kanë keqabsorbim të laktozës. Në disa rajone, si prsh Evropa Veriore, shume njerëz kanë një gjen i cili i lejon ta tresin laktozën ndërkohë që keqabsorbimi i laktozës është më pak i shpeshtë në këtë rajon. Në SHBA, rreth 36% e njerëzve janë te prekur. Edhe pse keqabsorbimi i laktozes shkakton intolerancë, jo të gjithë njërëzit me keqabsorbim kanë intolerancë ndaj laktozës.

Cilat jane komplikacionet ë intolerances së laktozes?

Intoleranca ndaj laktozës mund të ndikojë në shëndetin tuaj, nëse nuk merrni mjaftueshëm nutriente, si kalciumi dhe vitamina D. Qumështi dhe produktet e qumështit, të cilat përmbajnë laktozë, janë disa nga burimet kryesore të kalciumit, vitaminës D dhe nutrientëve të tjerë. Ju duhet kalcium përgjatë gjithë jetëse për të pasur kocka të shëndetshme. Nëse nuk merrni mjaftueshëm kalcium, kockat tuaja mund të bëhen të dobëta dhë të thyhen më lehtësisht. Kjo gjendje njihet si osteoporoza. Nëse keni intolerancë ndaj laktozës, ju mund të ndryshoni dietën tuaj për t’u siguruar që po merrni mjaftueshëm kalcium ndërkohë që menaxhoni simptomat.

Simptomat e intolerancës ndaj laktozës mund të përfshijnë:
-fryrje
-diare
-gazra
-përzierje
-dhimbje në bark

Faktorët që çojnë në shfaqjen e intolerancës së laktozës:

Intoleranca e laktozës shkaktohet nga keqabsorbimi i laktozës. Nëse keni keqabsorbim të laktozës, zorrët tuaja prodhojnë nivele të ulëta të laktazës- një enzimë që copëton laktozën- dhe nuk mund të tresë të gjithë laktozën që ju hani ose pini.
Laktoza e patretur kalon në zorrën tuaj të trashë. Bakteret në zorrën e trashë copëzojnë laktozën dhe krijojnë lëngje e gazra. Të disa njerëz, lëngu dhe gazrat qe krijohen, shkaktojnë simptoma të intolerancës ndaj laktozës. Në disa raste, gjenet tuaja janë arsyëja ë shfaqjes së intolerancës së laktozës. Gjenet luajnë një rol të rëndësishëm në këtë gjendje.

Cili është ndryshimi ndërmjet intolerancës së laktozës dhë alergjisë së qumështit?

Intoleranca e laktozës dhë alergjia e qumështit janë gjendje të ndryshme me shkaqe të ndryshme. Intoleranca e laktozës shkaktohet nga problemet me tretjen e laktozes. Alergjia e qumështit shkaktohet nga pergjigja e sistemit imunitar ndaj një ose më shumë proteinave në qumesht si dhe në produktet e tij. Alergjia ndaj qumështit shpesh shfaqet në vitin e parë të jëtes, ndërkohe që intoleranca e laktozës shpesh shfaqet më vonë. Intoleranca e laktozës mund të shkaktojë simptoma të parehatshme, ndërkohë që një reaksion serioz i alergjisë së qumështit mund të jëte vdekjeprurës. Në shume raste, ju mund të menaxhoni simptomat e intolerancës së laktozes duke ndryshuar dietën tuaj, duke limituar ushqimet ose pijet që përmbajne laktozë, si qumështi ose nënproduktet e tij.

Phd Anila Kalleshi

Si të qëndroni të shëndetshëm dhe në formë?

Nuk ka rëndësi kush jeni ose ku jetoni, të hani shëndetshëm dhë të bëni vazhdimisht aktivitet fizik janë pikat kyçe për një shëndët optimal. Këto aktivitëtë mund t’ju ndihmojë të mbani një pëshë të shëndëtshmë dhë të parandaloni semundjët kronikë.

Si pesha ndikon ne shëndëtin tuaj?

Një peshë e shëndetshme mund të reduktojë rrezikun për shfaqjen e diabeëtit, sëmundjeve të zëmrës, goditjeve dhe disa lloje kanceri. Kur një person fiton peshë përgjatë kohe, rreziku për këto probleme shëndëtesore rritet. Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti i rregullt fizik jane strategji efektive për te pasur një peshë të shëndetshme dhe një rrisk sa më të ulët për shfaqjen e sëmundjëvë kronikë.

Çfarë është një peshë e shëndetshme?

Ju mund ta mësoni duke ditur BMI( Indeksin e masës truporë). Indëksi i mases truporë është numri që rezulton nga matja e lidhjes ndërmjët pëshes dhë gjatesisë.

-Një përson më BMI ndërmjet 18.5 dhe 24.9 konsiderohet me një pëshë të shëndetshme.
-Nje person me BMI ndërmjet 25-29.9 konsiderohet mbipeshë.
-Një person me BMI 30 ose me të larte konsidërohët obëzë.

Për të mësuar më shumë për BMI-në tuaj, ju duhet te masni dhe belin tuaj. Kjo nuk do t’ju trëgojë nësë jeni obez por do t’ju tregojë nësë keni yndyrë ëkstra në belin tuaj. Yndyra e tepërt abdominalë mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Masa e belit mbi 40 inc për meshkujt dhe 35 inc për femrat tregon që keni shanse më te larta për t’u prekur nga diabeti, presioni i lartë i gjakut, goditjet dhë problemet ë tjëra. Nesër jeni mbipeshë apo obezë flisni me mjekun tuaj ose me një dietologe/nutricioniste.
Ju mund të kontrolloni kaloritë duke ngrënë dhe pirë, si dhe duke bërë vazhdimisht aktivitet fizik. Ju mund të humbni peshë duke ndjekur një plan për një ushqyerje të shëndetshme si dhe një plan për aktivitet të rregullt fizik.

Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë:

-të qëndroni në peshë të shëndetshme,
-të fitoni më shumë energji,
-të ulni nivelet e stresit,
-të reduktoni rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Ju dhe aktiviteti fizik:

-Provoni vazhdimisht aktivitete të ndryshme për të parë se cilat pëlqeni më shumë. Që ushtrimet fizike të bëhen pjesë e përditshmërisë tuaj, duhet të mësoheni me to.
-Qëndroni aktivë me familjen tuaj. Së paku një herë në javë, planifikoni një aktivitet jashtë në natyrë si dhe me miqtë gjithashtu.
-Përpiquni ta bëni aktivitetin fizik një prioritet. Mund të bëni aktivitet fizik në mëngjes, në drekë, përpara darkës etj. Mjafton të gjeni kohën e duhur.
-Filloni më pak. Në fillim vendosni një qëllim si prsh 10 minuta në ditë ushtrime fizike, më pas gradualisht rriteni ritmin me periudha më afatgjata. Më shumë aktivitet fizik, më pak kohë që t’i kushtoni teknologjisë.

Krahas aktivitetit fizik, të ushqeheni shëndetshëm është mjaft e rëndësishme për shëndetin tuaj. Ushqyerja e shëndetshme mund t’ju ndihmojë:

-të humbni peshë
-të ndiheni më mirë
-të parandaloni shtimin në peshë
Të bëni ndryshime në regjimin ushqimor mund t’ju duket e vështirë madje edhe e pamundur. Frutat, perimet, drithërat e plota, mishrat e butë, bulmeti me pak ose aspak yndyrë janë një pjesë e rëndësishme e një diete të balancuar. Filloni me hapa të vegjël për të arritur rezultate të mëdha.

Të ushqeheni më mirë mund t’ju kursejë kohë dhe para
-Kurseni kohë duke blerë ushqime që janë të thjeshta për t’u përgatitur.
-Zgjidhni fruta dhe perime organike, sidomos ato që janë të sezonit.
-Mund të zgjidhni receta të thjeshta por me përbërës të freskët dhe organikë
-Zgjidhni ushqime të pasura me nutriente

Masa e porcioneve
Një pjesë e rëndësishme e ushqyerjes së shëndetshme është aftësia për të dalluar ndryshimin nga masa e një “porcioni” dhe masa e “shërbyer”. Një porcion është sasia e ushqimit që ju zgjidhni të hani njëkohësisht. Masa e shërbyer është sasia e ushqimit, e listuar në etiketë.

Të arrini qëllimet tuaja
Të qenit më aktiv dhe të hani më mirë, është e rëndësishme për të vendosur qëllime të cilat mund t’i arrini në të ardhmen. Do keni momente që do të lodheni tejmase por mendoni për benefitet e panumërta që trupi juaj po merr.Disa nga pengesat e mundshme mund të jenë: mungesa e kohës dhe humbja e interesit.
-Kërkojini miqve apo familjarëve tju shoqërojnë për një ecje, shëtitje me biçikletë ose aktivitete të tjera.
-Mundohuni të gjeni kohën e duhur për aktivitet fizik
-Ushtrohuni 10 minuta në ditë, tre herë në javë, derisa të krijoni një rutinë.
Ju mund t’ja dilni!
Të qenit më aktiv dhe të ushqeheni shëndetshëm janë hapat e duhur drejt një shëndeti optimal.


Flash Lajme