Përshëndetje!

Dua t’ju pyes për babain. Pësoi një goditje në tru në janar e për pasojë ka akoma problematika dhe vështirësi sidomos në të shprehur. Jam nga Vlora dhe këtu  nuk kemi Logoped  , të paktën kështu më rezulton .

Një vlerësim nga ju besoj se do ishte shumë e vlefshme dhe ndërkohë si mund ta ndihmojmë ?

Logopedia Berjana Molla, Logopede, QSUT, përgjigjet:

Përshëndetje , ju falënderoj për pyetjet. Si fillim dua t’ju njoh sadopak me diagnozën e Afazisë .

Afazia është humbja e pjesshme ose totale e aftësisë për të riprodhuar, strukturuar  një fjali , për të kuptuar apo përsëritur një frazë dhe humbja e aftësisë për të shkruar.  Ajo vjen  si pasojë e dëmtimeve lokale të konsiderueshme të trurit lidhur përkatësisht me  zonën  Broka dhe Vernika.

Klasifikimi tradicional i Afazive është:                                                                                                                                                                                                                  1. Afazia Globale 2. Afazia Vernike, 3. Afazia Broka 4. Afazia Transkortikale të cilat janë fluente dhe jofluente ( nga këto tipe rrjedhin disa nënndarje).

Secila prej këtyre formave të dhëna ka shkaqe dhe simptoma të ndryshme.  Ju njoha me një ndarje të përgjithshme të Afazisë paraprakisht për t’ju thënë që normalisht duhet bërë vlerësimi logopedik për të parë te cila formë e afazisë hyn babai juaj. Dhe cilat janë problematikat gjuhësorë sipas tipit të afazisë. Përsa i përket ndihmës që mund t’i jepni ju dhe familjarët e tjerë  do ju këshilloja :

– të përdorni gjuhë sa më të thjeshtë duke përdorur fjali të shkurtra dhe jo të komplikuara.

– të përpiqeni  ta përfshini në biseda babain tuaj për shembull: duke i marrë mendimin për situata apo  probleme  të ndryshme familjare,

– të minimizoni shpërqendrimet si për shembull: të fikë kompjuterin , televizorin  apo zhurmat e tjera,

– të inkurajoni çdo lloj komunikimi, qoftë ky gjuhësor, me gjeste, duke treguar me gisht , me vizatim.

– të shmangi korrigjimin e gabimeve të komunikimit të pacientit,

– si dhe të ndihmoni babain tuaj të përfshihet në aktivitete jashtë shtëpisë.

Të kalojmë te vlerësimi logopedik, do ju mirëprisja me kënaqësi në Tiranë por duke marrë parasysh moshën e pacientit dhe duke ditur që pas vlerësimit vjen dhe rehabilitimi, më duket e lodhshme dhe torturë për të bërja e rrugës Tirane-Vlorë. Unë kam kontakte me Logopedë të tjerë në Vlorë . Vendosni ju ! Mendoni më të mirën për babain tuaj dhe më thoni ! I uroj shërim të shpejtë dhe të plotë!/dritare.net

Për çdo pyetje ose këshillë ju mund të kontaktoni me logopeden Berjana Molla, në adresën e emailit : [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme