Loredana Zefi është një nënë beqare dhe po mendon seriozisht për të ardhmen e saj dhe të vajzës Hana.

Reperja ka vendosur që të shpërndajë një mesazh për të gjitha vajzat dhe nënat si ajo.

Si rrallë herë në postimet e saj në Instagram, ky mesazh është në shqip dhe e vë theksin te rritja e vajzave të forta.

Loredana thekson faktin që vahzat duhet të jenë të zonjat e vetes dhe të mësojnë të duan dhe të vlerësojnë veten.

“Bëje vajzën tënde kaq të zonjën sa të mos shqetësohet se kush do të martohet me të. Në vend që të kursesh paratë për pajën e saj, investoji paratë për shkollimin dhe edukimin e saj, e në vend që ta pregatisësh për jetën bashkëshortore, përgatite të jetë e zonja e vetes për të përballuaar jetën.

Mësoji gjënë më të rëndësishme: vetëvlerësimin dhe dashuri për veten!”


Flash Lajme