Ylli i K-pop, Sulli është ndarë nga jeta në moshën 25 vjeçare.

Këngëtarja u gjet e vdekur nga menaxherja e saj brenda në banesë në Seul, Korenë e Jugut.

Policia po heton shkakun e vdekjes së Sulli.

Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ka vrarë veten.

Ylli korean, që ka më shumë se 5 milionë ndjekës në Instagram, ishte anëtare e grupit F(x) derisa u largua në vitin 2015 për tu përqendruar në karrierën e saj në aktrim.

Sulli ishte shoqe e ngushtë e yllit të K-pop, Jonghyun që vrau veten në moshën 27 vjeçare në vitin 2017.

Këngëtarja ishte aty gjatë funeralit të tij për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Sulli është përfshirë në shumë polemika. Ajo u përfshi në skandalin e të ashtuquajturës “pa stytjena” kur tregoi gjoksin e saj. Fotografitë e para u shfaqën në llogarinë e saj në Instagram në maj 2016 dhe nuk u mirëpritën nga fansat e këngëtares.

Dhe largimi i saj nga bota e muzikës mendohet se është i lidhur pikërisht me këtë skandal.

Gjithashtu muajin e kaluar ajo publikoi gjoksin gjatë një video live në Instagram, gjë shkaktoi sërish polemika në Korenë e Jugut konservatore.