Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ndër vite ka publikuar këngë që janë pritur shumë mirë nga publiku.

Së fundmi një ndër këngët e saj është kënduar pa leje dhe Adelina ka reaguar ndërmjet një postimi të bërë në Instagram.

Ajo ka parë në rrjete sociale një pjesë të shkëputur të një potpurie të kënduar për festat e fundvitit dhe aty po këndohej një pjesë e këngës së saj “Shko n’rrs”.

Vargjet janë kënduar nga Albina Kelmendi dhe Adelinës nuk i ka pëlqyer ky fakt.

“Nese ka nje arsye pse po i gezohem krijimit së qeverisjës së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time”, ka shkruar Adelina.


Flash Lajme