Shumë shpejt, Kastro Zizo do të bëhet baba për herë të tretë. Këtë fakt e pranoi vetë të dielën e kaluar kur prezantoi këngën me të cilën do të marrë pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Por së fundmi këngëtari ka zbuluar gjininë e foshnjës. Mësohet se Kastro do të bëhet me djalë.

“Unë jam dhe i dashuruar dhe i lumtur. Dhe po pres një fëmijë. Dhe mora vesh dje që e kam çun. Pushkë e fortë,”,-tha Kastro në emisionin e tij Late Night Show.

Ju kujtojmë se, Kastro ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, Nia dhe Dankan.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme