Moda ndryshon shumë shpesh, brenda javësh apo muajsh. Ndonjëherë vjen me të reja, por në të shumtën e rasteve rikthehet stili i vjetër me ndryshime.

E njëjta gjë vlen dhe për teminat, dikur kanë qenë shumë në modë, dje urreheshin, ndërsa sot janë sërish të pëlqyera dhe shumë trendi.

Këtë na e kanë treguar vajzat e ekranit, të cilat i preferojnë shumë kohët e fundit.

Marina Vjollca i ka veshur dy herë. Të shtunën në “Klanifornia” kishte veshur një fustan të zi me temina, dhe në një nga puntatat e shkuara ka veshur trikon me të njëjtin material.

Po ashtu dhe Luana Vjollca ka veshur një fustan të bukur, me temina, në një nga punatat e “Shiko kush luan”./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme