Sot është një ditë e veçantë për Bes Kallakun. Aktori i humorit, i dashur për publikun shqiptar feston sot 34-vjetorin e lindjes, por ka edhe premierën e filmit të tij “Flaco”.

Sigurisht nuk kanë munguar urimet në ditën e lindjes së Besit, por edhe për promovimin e filmit.

Ndërsa poston dy foto në Instagram, një  të Besit dhe një të Ajkës, me një bluze në të cilën shkruhet: “Suksese Falko!”, Xhensila i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla shokut të saj të jetës.

Xhensila shkruan se, Besi sot do të tregojë se bëhen gjëra të mëdha edhe pa shkelur mbi njerëz, vlera e moral.

“Bekimi ynë, sa shumë e falënderoj Zotin për ty. Je fat për këdo që të ka pranë. Sot ti më shumë se kurrë do të dëshmosh, që me Zotin në krah dhe besim tek Ai, me thjeshtësinë, dhe përulesinë, me zemrën e pastër qe kurrë nuk lëndoi askënd, do tregosh qe bëhen gjera te mëdha edhe pa shkelur mbi njerëz e pa shkelur mbi vlera e moral. Edhe 100 krijimtari si kjo qe do sjellësh sot. Unë dhe Ajka do jemi gjithmonë fakset qe do te duam përjetë❤️”,- shkruan Xhensila.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme