Ka pak ditë që vdiq babai i Big Mamës, dhe ajo duket se është kthyer më e fortë se kurrë në aktivitetet e saj. Ajo ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, për të cilën mori shumë komente.

Njëri nga komentet ishte edhe ky:



‘Nuk dua të të ofendoj, por poston kështu fotosh si të mos ketë ndodhur gjë, të paktën prit një muaj’. Këngëtarja nuk ka qëndruar në heshtje ndaj këtij komenti:’Po mendohem a duhet të kthej përgjigje, por po harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme… Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mund të dhimbset babai im më shumë se mua. E dyta, zinë si e mbaj e di vetëm unë, ty hiç mos të të hyjë në punë. E treta, babai im e ka dashur artin dhe këtë e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lanë që kur t’vdes ditën e tretë të dal të këndoj në tv dhe të qesh para publikut’,-ka shkruar ajo.


Flash Lajme