Regjisorja më e dashur e shqiptarëve, Vera Grabocka, është duke organizuar bashkë me Alketa Vejsiun, Festivalin e 57 të Kënges në Radio Televizionin Shqiptar, festival i cili do të bëjë diferencën nga gjithë festivalet e derimësotme.
Sepse është emri i dyshes së famshme të televizionit që bën ndryshimin, dhe kjo dihet.
Ndërsa Vejsiu- Grabocka, janë duke punuar për tre ditët e Festës së Kenges, në media eshtë shpallur emri i fituesit, sipas tyre, gjithmone dhe është lakuar emri i Vera Grabockës si zonja që po vendos gjithçka.
Grabocka nuk ka dhënë asnjë përgjigje , si ngaherë, kur preferon të flasë pak.
Por ama sot e ka bërë një deklaratë.
Në instagram, aty ku regjisorja shihet shpesh e me shpesh, këtë herë ka postuar një puthje me bashkëshortin, Timo Flloko. Poshtë shkruan: Dashuria është përgjigja.
Çifti i filmit dhe spektaklit që zgjon shume kuriozitet, si ngelën përherë të rinj, këtë përgjigje kanë: Dashurinë. Për publikun e tyre të të gjitha kohërave, që sot e gjithmonë i do, si dikur. / dritare.net
View this post on InstagramA post shared by (@dritare_net) on
Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP