Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, habiti opinionin mbrëmjen e sotme, teksa postoi një foto në Instagram, ku shfaqej me ish-bashkëshortin e saj, Aleks Varfaj.

Përbri fotos, Rudina shkruante “Aleksi çun beqar”.

Menjëherë pas saj, ka reaguar edhe ish-bashkëshorti, i cili ka shkruar mbi foton e publikuar nga Rudina “të dy jemi beqarë”.

Kohët e fundit, çifti ka qenë kryefjalë e medieve rozë, dhe duket se janë ndarë zyrtarisht, ndërsa nga martesa kanë edhe një vajzë.


Flash Lajme