Engjëjt e Victoria’s  Secret nuk do ti shohim këtë vitë në pasarelë, siç jemi mësuar ti shohim çdo vit. Këtë lajmë zyrtarisht e ka bërë të ditur kompania L Brands e cila tha se ky vendim është pjesë e një lëvizje për të “evoluar mesazhin e kompanisë”.

Dje brand-i i njohur i të brendshmeve seksi, njoftoi se kompania po punon për të shpëtuar reputacionin e saj, pas rënies së vlerësimeve dhe kritikave për mungesën e diversitetit të saj. Kompania po largohet nga metodat ekstravagante të marketingut, pasi shitjet në Victoria’s Secret vazhdojnë të bien.



Shitjet kanë rënë 7 përqind në tremujorin e fundit në krahasim me një rënie prej 2 përqind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këtë vit Victoria’s Secret ka pasur probleme të shumta në shitje, pasi shefi i tyre i marketingut bëri një koment që nuk u prit mirë nga publiku.

victoria-secret-after-party-640x360images (1)images
<
>

Ai u shpreh se me veshjet e tyre nuk përfaqësojnë femrat me masë më të madhe se S (Small) dhe as komunitetin LGBT.

Pas kësaj disa gra dolën në protestë dhe shitjet e kompanisë u ulën ndjeshëm.


Flash Lajme