Filloreta Raçi, këngëtarja e njohur si Fifi ka folur sërish edhe pse kanë kaluar dy muaj nga ndarja e çmimeve të festivalit të “Këngës Magjike”.

E ftuar në emisionin “Treshat”, Fifi u pyet nëse Eneda e kishte ndarë çmimin me të dhe kjo e fundit u shpreh se jo.

Më pas Fifi dhe moderatorja Bora Zemani filluan të qeshnin dhe të ironizonin se cilën pjesë të kupës duhet t’i jepte Eneda-Fifit, atë të lartmen apo të poshtmen.

Përpos të qeshurave, Fifi u shpreh se me Enedën ruan marrëdhënie por fajin që ajo nuk fitoi çmimin e parë e kanë të gjithë kolegët.

Sipas saj, këngëtarët kanë votuar gabim sepse kënga me të cilën u prezantua Fifi, me titull “Marova”, nuk ishte për zero pikë.

“Jo nuk e ka ndarë çmimin me mua. Shiko, bashkë kemi marrëdhënie. Unë e vlerësoj këngën e Eneda Tarifës dhe e kam votuar me 10 pikë. Por fajin e kanë artistët e tjerë. Sepse kënga ime nuk ishte për zero pikë.

Nuk ishte as për tre a katër pikë. Unë nuk u dhashë as shkas, që të ma linin këngën me aq pikë,”- tha Fifi ndër të tjera.


Flash Lajme

Më të lexuarat