Futet në një fazë të nxehtë transferimi i Paulo Dybala te skuadra e Paris Saint Germain, teksa përfaqësuesit e futbollistit sot do të kenë një takim me drejtuesit e ekipit francez.

Do të jetë një diskutim i komplikuar, teksa edhe në të do të jenë edhe Paratici me Leonardon.

Në rast se tratativat do të shkojnë në rrugën e duhur, Dybala mund të mbërrijë që sonte në Kullën Eifel dhe më pas të nesërmen do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantimin. PSG është gati për të ofruar 80 milionë euro për “La Joya”, ndërkohë që Juventus dëshiron të paktën 100 milionë euro. Duke parë vështirësitë e shumta që po gjenden për të larguar Mandzukic dhe Higuain, shitja e Dybala-s do të jetë largimi i madh i kësaj vere.

Nuk përjashtohet mundësia as e përfshirjes së Neymar, i cili mund të shkojë në Torino, edhe pse zërat nga Spanja dhe Brazili duken të vështira për t’u realizuar. Skenari më i mundshëm duket ai që Dybala të bëhet “francez” në sezonin e ri. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme