Pas lajmit befasues që erdhi nga America, në fjalët e Don Garber, që tronditi merkaton e futbollit italian, duke i bërë tifozët e Milan të ëndërrojnë, vjen mohimi: “Fjalët e Commissioner të Mls janë keqkuptuar, Garber nuk më ka thënë kurrë që Milan ka blerë Zlatan Ibrahimovic”.

Ai që ka sqaruar situatën është Dan Courtemanche, zëvendës presidenti ekzekutiv i repartit të komunikimit të Mls, i cili me një tërmet ka saktësuar se në intervistën e dhënë për ESPN nuk është folur për blerje, por për një lloj interesimi të klubit kuqezi për sulmuesin suedez.

Megjithatë, fakti që Zlatan, 38 vjeç është në shënjestër të Maldini e Boban, nuk është mohuar nga MLS, por për të janë interesuar disa skuadra edhe nga Anglia.

Flash Lajme