Bayerni Munich funksionon më së miri edhe pa trajner. Skuadra bavareze ka shkatërruar 4-0 Borussian e Dortmundit në “Allianz Arena”.

Nën drejtimin e trajnerit të dytë, Hans Flick, bavarezët zhbllokuan sfidën në minutën e 17-të me anë të të zakonshmit Robert Lewandowki, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte sulmuesi gjerman Serge Gnabry që dyfishoi shifrat.

Në minutën e 76-të ishte sërish sulmuesi polak që shënoi golin e tretë, ndërsa në të 80-ën ishte Mats Hummels që shënoi në portën e tij, duke vulosur suksesin 4-0 të bavarezëve që me këtë fitore ngjiten në vendin e tretë me 21 pikë, aq sa ka edhe Leipzigu i vendit të dytë.

Flash Lajme