Armando Sadiku nuk ka ndërmend të ndalet te skuadra e Malagës, duke shënuar një gol të rëndësishëm. Bomberi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27-të në duelin ndaj Tenerifes.

Sadiku përfiton nga rrëmuja në zonë dhe gabimi i mbrojtësve kundërshtarë që nuk arritën të spastronin topin dhe godet fort nga afër.

Kuqeziu gjen golin e pestë në kampionat pas 14 ndeshjesh në divizionin e dytë të futbollit spanjoll. Shqiptari po kalon një formë shumë të mirë duke ndihmuar Malagan bashkë me Keidi Baren.

Flash Lajme

Më të lexuarat