Fabio Capello është aktualisht në Monaco, pasi të hënën do të jepen çmimet “Laureus”. Trajneri italian është pa klub që nga aventura e fundit në Kinë, ka reaguar në një intervistë ku foli për Champions League, si dhe për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Leo Messi nuk është futbollist, ai është gjeniu i vetëm i futbollit botëror. Nuk ka fituar Kupën e Botës, sepse ai nuk mund ta fitojë i vetëm”, deklaroi ish-trajneri italian, i cili më pas u ndal edhe te Cristiano Ronaldo.

“Afrimi i tij ka shërbyer për të zgjuar pjesën tjetër të futbollistëve, për t’i ndihmuar që të përmirësohen edhe më shumë. Është shumë i rëndësishme për Juventusin, sepse ata kanë një lojtar që është një shembull për të gjithë dhe ku mund të frymëzohen. Duket qartë që dëshiron të fitojë Champions League edhe me Juventusin”, ka thënë Capello, duke mos pranuar për të folur për një favorit të mundshëm. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme