Kompania Twitter planifikon të ndalojë të gjitha reklamat politike në të gjithë botën, duke thënë se dërgimi i mesazheve të tilla “duhet të fitohet, jo të blihet”.

“Ndërsa reklamimi në internet është tepër i fuqishëm dhe shumë efektiv për reklamuesit tregtar, kjo fuqi sjell rreziqe të konsiderueshme për politikën”, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Jack Dorsey.

Edhe pse Golf 8 sapo është zbuluar, drejtuesit e Volkswagen kanë komentuar tashmë zëvendësimin e tij.
Arsyeja është tema e ngritur nga revista Top Gear mbi të ardhmen dhe vdekjen e pashmangshme të motorëve konvencionalë, transmeton lajmi.net.

Kompania ABT Sportsline, firma amë prodhuese e veturave e së cilës është Audi, ka lansuar së fundmi modelin e modifikuar SQ8, pak muaj pas lansimit të këtij të fundit.
Të njëjtit kanë bërë të ditur edhe përformancat e makinës, duke thënë se ajo posedon motor 4.0-litërsh të modelit V8, që ia mundëson të kapë 520 kuaj-fuqi, ndryshe nga versioni standard që ka kapacitet prej 435 sosh, transmeton lajmi.net.

Flash Lajme