Publikohet lista e mësuesve që do të hyjnë në provimin e licencës për katër profile: Histori, Histori Gjeografi, Histori Gjeografi Edukatë dhe Gjeografi. Provimi nis sot deri më 6 nëntor

Enida Vërça

Mësuesit e rinj për profilin Histori, Histori Gjeografi, Histori Gjeografi Edukatë dhe Gjeografi do t’i nënshtrohen provimit të shtetit prej ditës së sotme deri në datën 6 nëntor. Gazeta “Shekulli” sjell emrat e të katër profileve, të cilët do t’i nënshtrohen provimit në sezonin e XIV, pranë Qendrës së Shërbimit Arsimor (QSHA). Në provimin e Historisë janë 158 kandidatë. Në profilin Histori- Gjeografi do të japin provim 142 kandidatë. Në profilin, Histori Gjeografi Edukatë janë 23 mësues të rinj dhe në profilin Gjeografi, 171. Kujtojmë që ashtu si provimet e tjera edhe në këto katër profile, provimi do të jetë i gjithi me alternativa dhe nevojiten përgjigjet e sakta të gjysmës për t’u konsideruar kalues. Ajo që duhet të kenë parasysh kandidatët për mësues, të cilët do të paraqiten për të dhënë provimin është që si fillim duhet të paraqiten 30 minuta para nisjes së provimit.

Ata duhet të kenë me vete një mjet identifikimi. Po ashtu duhet të paraqesin dokumentin që vërteton se kanë bërë pagesën e tarifës dhe diplomat e të dyja cikleve duhen domosdoshmërish. Sa herë që do të hyn në provim, pagesa rritet me 2500 lekë deri në momentin e sigurimit të kalueshmërisë. Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga Universiteti me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo i ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim, si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. “Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit. Për paraqitjen në qendrat e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: 1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi ky vlerësohet si kriter përjashtimi; 2. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit. 3. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit”, thuhet në këtë njoftim.

Lista – Gjeografi Sezoni XIV Mesuesi 2019 (All) by shekullionline on Scribd

Lista – Gjeografi Sezoni XIV Mesuesi 2019 by shekullionline on Scribd

&nbsp

Lista – Histori Gjeografi Edukatë Sezoni XIV Mesuesi 2019 by shekullionline on Scribd

Lista – Histori Gjeografi Sezoni XIV Mesuesi 2019 by shekullionline on Scribd

Lista – Histori Sezoni XIV Mesuesi 2019 by shekullionline on Scribd

Flash Lajme